EMRAT E BUKUR TË ZOTIT (ALLAHUT) -
Kurani i Madhërishëm dhe Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet
e Allahut qofshin mbi të), na mësojnë për emrat e Allahut, të
vetmit Zot të vërtetë. Për shembull, Kurani i Madhërishëm thotë:
“Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë
(lutjuni Atij) me ta...” (7:180) -
Kur i lutemi Allahut, jemi të inkurajuar, që ta thërrasim Atë me
emrat e Tij të bukur apo me ndonjë emër të përshtatshëm, me
kërkesën apo nevojën që kemi. Për shembull, nëse kërkesa
lidhet me furnizimin, ne mund ta lusim Atë me emrin Rrezak,
që është Furnizues. Këta emra nuk tregojnë se Allahu është më
shumë se një qenie e ata janë emrat që i përshkruajnë cilësitë e
ndryshme, që i përkasin Zotit të vetëm të vërtetë, Allahut.