Duhet të pyesësh veten pyetjen në vijim:
1- A jam unë ndjekës i vërtetë i Jezu Krishtit?
2- A jam duke e kërkuar me seriozitet të vërtetën apo vallë mos
jam armiku i të vërtetës?
3- A ishte Jezu Krishti i krishterë apo mysliman?
Ky libër është për të gjithë krishterët të cilët e kërkojnë të
vërtetën me sinqeritet dhe ndershmëri.
Unë jam përpjekur të pajisem me informacione të konsoliduara
prej librave burimor dhe faqeve të internetit, duke i vendosur këto
informacione në tablo krahasuese të përmbledhura shkurtimisht në
një mënyrë të drejtë dhe të avancuar.
Unë e apeloj lexuesin që ta kontrollojë këtë libër me një intelekt
të paanshëm dhe me zemër të hapur për të vërtetën sepse kjo është
e vetmja mënyrë e cila të shpien drejt vendimit të drejtë që ia
rregullon njeriut jetën e kësaj dhe të asaj bote.