Shumë të Krishterë të cilët rikthehen në Islam dëshmojnë se tanimë janë “të Krishterë” më të mirë. Fjala “i Krishterë” thjesht domethënë “pasues i Krishtit” apo “i Krisht-er”. Prandaj, si pretendojnë këta njerëz që tanimë janë Muslimanë praktikues të jenë pasues më të afërt të Jezusit?
Le të mendojmë për këtë logjikisht duke shqyrtuar se çfarë thotë Bibla për Jezusin. Për shembull, nëse lexojmë Ungjijtë ne do shohim llogaritë e Jezusit ku ai falej me fytyrën e tij për toke, përshëndeste shokët e tij besimtarë me shprehjen e paqes, dhe agjëronte për kohë të caktuara.
Vërtetë, shumë ish të Krishterë pranojnë se ata ishin Muslimanë në çdo kuptim të fjalës para se të zbulonin konfirmimin e besimit natyror brenda tekstit të Kuranit Famëlartë shpallur profetit të fundit Muhamedit (paqja qoftë mbi të).